back to top
November, 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiQeveria merr vendim, shtyhet afati për regjistrimin e popullsisë

Qeveria merr vendim, shtyhet afati për regjistrimin e popullsisë

Qeveria e Kosovës ka vendosur që ta shtyjë afatin për regjistrimin e popullsisë deri më 24 maj.

Kështu u bë e ditur në një njoftim nga zyra e kryeministrit, ku thuhet ky vendim për shtyrje të aftat – që duhet të përfundonte më 17 maj – të zgjatet edhe një javë me kërkesë të disa komunave.

“Me kërkesë të komunës së Dragashit, Prishtinës, Prizrenit, Drenasit, Fushë Kosovës, Skenderajt, Obiliqit, Ferizajt, Shtërpcës, Kaçanikut dhe Gjakovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave deri me datën 24 maj 2024. Sipas propozimit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, prej datës 18 deri më 24 maj 2024, regjistrimi/intervistat do të zhvillohen vetëm nga stafi i rregullt i Agjencisë së Statistikave të Kosovës i cili do të mbulojë tërë territorin e Kosovës për rastet kur identifikohet një individ apo ekonomi familjare që për çfarëdo arsye nuk mund të regjistroheshin më herët”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës, regjistrimi i diasporës, përmes portalit eDiaspora shtyhet deri më datën 31 gusht 2024.

Siç thuhet në njoftim, për më shumë detaje, Agjencia e Statistikave të Kosovës do të dalë me një komunikatë dhe do të bëjë publik planin e veprimit për periudhën e regjistrimit shtesë nga data 18-24 Maj, 2024.

Regjistrimi i popullsisë dhe ekonomive familjare, ka filluar më pesë prill dhe sipas të dhënave të fundit të publikuara në fillim të kësaj jave, ASK-ja ka bërë të ditur se janë regjistruar mbi 1.4 milion banorë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit