back to top
December, 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga rajoniDënimi i Pjetër Shalës, Hektor Beqiri: Specialja po ia bën qejfin Serbisë,...

Dënimi i Pjetër Shalës, Hektor Beqiri: Specialja po ia bën qejfin Serbisë, ndërkohë që kriminelët serbë i ka amnistuar

Kontribuesi i madh i çështjes kombëtare, Hektor Beqiri, ka reaguar pas shpalljes së dënimit nga Gjykata Speciale për ish pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë (UÇK), Pjetër Shala i njohur me nofkën “Ujku”.

Beqiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka hedhur akuza për Gjykatën Speciale, për të cilën ka thënë se po i dënon çlirimtaret dhe po amniston kriminelët serbë, raporton Ballkani.info.

“Gjykata e Padrejtësive Speciale në Hagë, sot në mënyrë të padrejtë e dënoi Pjetër Shalën me 18 vjet burgim. Edhe pse kësaj gjykate nuk i ka mbetur aspak kredibilitet. Edhe pse është tërësisht jo e besueshme te populli i Kosovës, ajo në emër të popullit i dha dënim të njehsuar me 18 vjet burgim. Për rastin e njëjtë, emra që kryegjyqtarja i përmendi edhe sot, gjyqtarët e EULEX-it i kishin dënuar më herët edhe 4 ish-pjesëtarë të UÇK-së në Kosovë, me 6 vjet, 7 vjet, 12 dhe 15 vjet burgim”.

“Kjo nuk është drejtësi. Gjykata Speciale po ia bën qejfin Serbisë, ndërkohë që kriminelët serbë i ka amnistuar dhe ata shëtisin lirshëm kudo nëpër botë!”, ka shkruar ai.

Beqiri ka shpresuar në shkallën e dytë të vendoset drejtësia.

“Shpresojmë që shkalla e dytë e drejtësisë do ta përmirësojë këtë padrejtësi”, ka shkruar ai./ Ballkani.info/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit