back to top
December, 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendi16-vjeçari që u plagos nga polici në Istog në gjendje të rëndë,...

16-vjeçari që u plagos nga polici në Istog në gjendje të rëndë, ende ndodhet në sallën e operacionit

Një i mitur është plagosur në Istog, ku sipas raportimeve, i dyshuar është tezaku i tij, që është pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Gjendja e të miturit, i cili po trajtohet në QKUK është shumë e rëndë. Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i ka thënë Express se ai ndodhet akoma në sallën e operacionit.

“Shumë e rëndë. Në sallë të operacionit është ende”, ka thënë shkurtimisht Syla.

Nga Policia e Rajonit të Pejës kanë kërkuar që informatat për këtë rast të merren nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Burime të Ballkani.info po ashtu bëjnë të ditur se i njëjti është suspenduar nga detyra.

Zyrtari policor i dyshuar është Fatjon Hoti, i cili tashmë është arrestuar dhe ndaluar.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit