Gjykata Themelore e Prishtinës ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj, Edin Nevzadit, i dyshuar për shpërndarjen e pamjeve denigruese të vajzave në rrjetin social ‘Telegram’.
Ai ishte njëri nga menaxhuesit e grupit famëkeq “Albkings”
Këtë e bëri të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.
Gashi theksojë se sot Gjykata ka provuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit E.N, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit E.N iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj.”,ka thënë Gashi.