Home Featured Hoti për Kurtin: Për raste korruptive s’paraqitet, por në rast kërcënimi ndaj tij shkon pa problem duke u viktimizuar

Hoti për Kurtin: Për raste korruptive s’paraqitet, por në rast kërcënimi ndaj tij shkon pa problem duke u viktimizuar

0
Hoti për Kurtin: Për raste korruptive s’paraqitet, por në rast kërcënimi ndaj tij shkon pa problem duke u viktimizuar

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas paraqitjes së sotme në gjykatë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në seancën ndaj Faton Klinakut.

Hoti, në një postim në Facebook, ka kritikuar Kurtin duke thënë se ai nuk paraqitet kur ftohet nga organet e drejtësisë për të dëshmuar në raste të dyshuara për korrupsion.

“Zyrën e Kryeministrit e mban në mënyrë joligjore. Për këtë ekziston aktgjykimi i organit më të lartë të drejtësisë – Gjykatës Supreme, e cila qartësisht konstaton se anëtarët e Qeverisë në detyrë që mbajnë njëkohësisht edhe pozitën e deputetit janë në shkelje ligjore”, ka shkruar Hoti.

“Kur ftohet nga organet e drejtësisë për të dëshmuar në një rast të dyshuar korruptiv, ai nuk paraqitet. Në vend të kësaj, i fyen dhe i përçmon zyrtarët e drejtësisë, duke e diskredituar shtetin në sytë e qytetarëve dhe të aleatëve.”, ka shtuar ai.

“Por, kur organet e drejtësisë e thërrasin për një rast të dyshuar kërcënimi ndaj tij, ai paraqitet aty pa asnjë problem, duke u viktimizuar. Ky nuk është Kryeministri që i duhet Kosovës.”, ka përfunduar Hoti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here