Home Featured Faton Klinaku paraqitet në seancën gjyqësore, për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti

Faton Klinaku paraqitet në seancën gjyqësore, për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti

0
Faton Klinaku paraqitet në seancën gjyqësore, për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti

Ka mbërritur në Gjykatë Faton Klinaku, ndaj të cilit pas pak pritet të fillojë seanca gjyqësore nga trupi, nën cilësinë e të dyshuarit për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Përveç Klinakut i pranishëm është edhe i akuzuari tjetër Nuredin Selmani.

“Sipas aktakuzës, më 29.08.2023, i pandehuri Faton Klinaku me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë personin zyrtar tani të dëmtuarin Albin Kurti, në cilësinë e tij si kryeministër i Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e ka kanosur atë përmes profilit të tij personal në rrjetin social ‘Facebook’, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese”, ka njoftuar Prokuroria.

Mbetet të shihet nëse Kurti do të marrë pjesë në seancë, për të dëshmuar në cilësinë e të dëmtuarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here