Home Featured Digjet stalla nga zjarri në Gurakoc të Istogut, dëmi mbi 40 mijë euro

Digjet stalla nga zjarri në Gurakoc të Istogut, dëmi mbi 40 mijë euro

0
Digjet stalla nga zjarri në Gurakoc të Istogut, dëmi mbi 40 mijë euro

Iu deshën vetëm tri minuta që flakët të përfshijnë shtallën e familjes Bajrami nga Gurrakoci dhe të marrin gjithçka me vete.

Kur zjarri u shua, la pas vetëm hirin dhe makineritë e djegura në këtë shtallë.

Gjatë përpjekjeve për të shpëtuar bagëtitë, djali i familjes Bajrami u lëndua nga flakët. Megjithatë, falë ndërhyrjes së qytetarëve, u shpëtuan 12 krerë lopë.


Për fat të keq, disa mjete pune dhe ushqimi për bagëtitë nuk u shpëtuan.

Dëmet, që sipas pronarit Artush Bajramit arrijnë mbi 40 mijë euro, kanë kthyer familjen në gjendjen që kishte para gjashtë vitesh.

Shpresa e tyre mbetet ndihma nga shteti.

Zjarri zgjati rreth tre orë, ndërsa përveç zjarrfikësve, në ndihmë u vunë edhe bashkëfshatarët, të cilët arritën të shpëtojnë shtëpitë afër nga djegia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here