Home Featured Protestohet në Gjilan, pas vrasjes së trefishtë

Protestohet në Gjilan, pas vrasjes së trefishtë

0
Protestohet në Gjilan, pas vrasjes së trefishtë

Shpërndaje 

Disa qytetarë janë grumbulluar në qendër të Gjilanit, për të protestuar pas vrasjes së Selami Hasanit, Edmond Hasanit dhe Abedin Hoxhës.

Familjarë, miq e bashkëpunëtorë të familjes Hasani dhe Hoxha janë tubuar përpara Gjykatës Themelore në Gjilan, për të kërkuar drejtësi për të dashurit e tyre.

Protestës i janë bashkëngjitur edhe disa argjendarë të qytetit, pikërisht për shkak se kryefamiljari Selami Hasani, ishte argjendar.

Objekti i Gjykatës është rrethuar me shirit të policisë, teksa përpara shiritit janë rreshtuar zyrtarë policorë që po përcjellin mbarëvajtjen e protestës.

“Sistemi i drejtësisë po vret!” ishte pankarta më e madhe e zbuluar në këtë protestë, teksa masës iu bashkëngjiten edhe ata që po kërkojnë drejtësi për vrasjen e të riut, Engjëll Smërqaku, 5 vjet më parë.

Kujtojmë se tragjedia ndodhi ditën e diel, më 10 gusht, ku pas shkëmbimeve me armë zjarri pranë një kafeneje në qendër të qytetit, vdiqën babë e bir, Selami dhe Edmond Hasani.

Pak orë më vonë ndërroi jetë edhe Abedini, i cili po trajtohej për plagët e marra në Spitalin e Gjilanit.

Të dyshuar për këtë vrasje të rëndë janë Mefail, Edonis dhe Engjull Shkodra.

Më poshtë pamje nga protesta

https://fb.watch/Bvd1KqlNcS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here