Messi nuk më sheh vetëm si truprojë, por edhe si mik.

“Messi nuk më sheh vetëm si truprojë, por edhe si mik. Bisedojmë, qeshim bashkë dhe njihemi më mirë. Gjithmonë më fton për darkë dhe më trajton shumë mirë.”

“Kur e fitoi Topin e Artë, ishim në avion. Më tha: ‘Yassine, mbaje pak topin!’ I thashë: ‘Sigurisht… Fillimisht mendova se donte ta vendosja diku tjetër.’”

“Kur po e mbaja, ai u tha fëmijëve dhe gruas së tij: ‘Fituesi i Topit të Artë për truprojën më të mirë është Yassine.’ Ishte një moment i bukur, fjalë që nuk do t’i harroj kurrë nga lojtari më i mirë në botë.”

“Ndjehem si pjesë e familjes së tij. Mundohem ta mbroj si fizikisht ashtu edhe psiqikisht, sepse ai më beson shumë. Gjithë vëmendjen time ia kushtoj atij. Ai është një njeri shumë modest.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *