Memli Krasniqi reagon pas ngjarjes tragjike në Gjilan: Alarm për pasigurinë në vend

Date:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në qytetin e Gjilanit, ku tre persona u vranë si pasojë e një konflikti me armë zjarri.

Krasniqi e ka cilësuar këtë ngjarje si një “dhimbje e madhe për të gjithë”, duke kërkuar veprim të shpejtë nga institucionet për të sjellë autorët para drejtësisë dhe për të rikthyer ndjenjën e sigurisë tek qytetarët.

Postimi i plotë:

Ngjarja tragjike e sotme në Gjilan, ku u vranë tre persona, është një dhembje e madhe për të gjithë.

Ky është një tjetër alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative që po rriten vitet e fundit në Kosovë. 

Institucionet duhet të veprojnë shpejt për t’i sjell akterët para drejtësisë, por edhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related