back to top
August, 2, 2025
spot_img
BallinaLajmeNjë turiste çeke mbytet në plazhin e Qerretit

Një turiste çeke mbytet në plazhin e Qerretit

- Advertisement -
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të diele në plazhin e Qerretit, në Kavajë, ku një shtetase e huaj ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, kur shtetasja K. K., 42 vjeçe, me shtetësi çeke, dyshohet se është mbytur aksidentalisht teksa po lahej në det.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Trupi i pajetë i viktimës është transportuar drejt morgut të spitalit për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar me saktësi dinamikën e ngjarjes. /Euronews Albania

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -