back to top
July, 26, 2025
spot_img
BallinaLajmePësoi djegie gjatë përballjes me zjarrin, Begaj viziton në spital shefin e...

Pësoi djegie gjatë përballjes me zjarrin, Begaj viziton në spital shefin e policisë së Delvinës

- Advertisement -
Presidenti shqiptar, Bajram Begaj ka vizituar në spital shefin e Komisariatit të Delvinës që pësoi djegie gjatë përballjes me zjarrin në zonën e Senicës.

Begaj shkroi në një postim në Facebook se shembulli i tij i guximit dhe përkushtimit është një frymëzim për të gjithë.

“Vizitova sonte në spital Komisar Agim Trocin, i cili u lëndua gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin në zonën e Senicës”. Vlerësoj maksimalisht angazhimin e forcave zjarrfikëse, emergjencave civile, forcave të armatosura, forcave të rendit dhe pushtetit vendor në përballimin e kësaj situate të vështirë me temperatura shumë të larta”, shkruan i pari I Shqipërisë.

Ai njëherësh ka ftuar qytetarët për kujdes dhe përgjegjësi në rastet me zjarret.

“Ftoj qytetarët të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi – parandalimi fillon nga secili prej nesh. Bashkëpunimi dhe kontributi me këto struktura është thelbësor për sigurinë e jetës dhe të pronës”.

“Çdo akt zjarrvënieje është i dënueshëm dhe sjell pasoja të rënda për jetën dhe pasurinë”, ka shkruar më tutje Begaj.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -