Home Featured Onbashët rikthejnë banesën e uzurpuar në veri pas 26 vjetëve

Onbashët rikthejnë banesën e uzurpuar në veri pas 26 vjetëve

0
Onbashët rikthejnë banesën e uzurpuar në veri pas 26 vjetëve

Për 26 vite nuk i shkeli këmba në banesën e saj.

Xhevahire Onbashin nga veriu i Mitrovicës e dëbuan forcat serbe dhe komshinjtë e saj më 1999, pa dhënë ndonjë arsye.

Në vend të familjes Onbashi, aty u vendosën disa serbë.

Ajo u detyrua të zhvendosej me familjen e saj katër anëtarëshe disa kilometra më larg në një shtëpi të pabanueshme që më vonë edhe nga aty u dëbuan.

Ndërsa pas çlirimit të vendit, Xhevahirja u përball me drejtësinë për ta kthyer banesën e saj dhe për të larguar serbët që ia uzurpuan atë për gati tre dekada.

Kryefamiljarja shtoi se pala serbe kishte falsifikuar dokumentet për të ia marrë pronën.

Por pasi e vërteta u zbardh, 79-vjeçarja me familjen e saj të mërkurën morën çelësat për t’u rikthyer në banesën e tyre. /Klankosova.tv

Tags: Banese veri Xhevahire Onbashin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here