back to top
December, 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiPSD: Premtimi për një statut të Asociacionit që i ngjanë atij të...

PSD: Premtimi për një statut të Asociacionit që i ngjanë atij të FES-it, është premtim për autonomi

PSD: Premtimi për një statut të Asociacionit që i ngjanë atij të FES-it, është premtim për autonomiPartia Socialdemokrate ka reaguar sot pas lajmit se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin e Fondacionit gjerman Friedrich Ebert.

Në reagimin e PSD-së thuhet se letra e ministres të Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës dërguar Byrosë së KIE është letër zyrtare dhe duhet trajtuar seriozisht.

“Premtimi për një statut që i ngjanë atij të FES, është premtim për autonomi. Ky draft ishte refuzuar nga VV më 30 janar 2023. Tutje, kjo letër e nxjerr Asociacionin nga Pakoja e Marrëveshjes Bazike. Aq shumë ishte trumbetuar kjo gjë në publik si një pikë që s’kalohet, për t’u kaluar si një lëvizje e vogël taktike. Kjo tregon për llojet e marrëdhënieve që kultivon Kurti”, thuhet në reagim.

Tutje PSD thekson se “Me këdo, qoftë qytetarë ose ndërkombëtar, Kurtit kurrë nuk i besohet. Fjala është taktikë lufte. Kështu, e vetmja marrëdhënie me të është ajo instrumentale. Kjo në fakt nuk është marrëdhënie, është mohim i tjetrit”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit