Bledi Mane nëpërmjet rrjete sociale duke akuzuar vajzat e showbiz-it shqiptar për përpjekjet e tyre të pasuksesshme për të imituar Rike Roçin në stadium.
Ai ka bërë këtë deklaratë gjatë një ngjarjeje në Hamburg, ku Shqipëria luante kundër Kroacisë.
Duke sjellë në vëmendjen fotografinë e Rikes Roçit në stadium, Bledi tha se u munduam ta kopjonin vajza të tjera të showbizz-it, por nuk ia dolën.
“Desha të kujtoja atë foton e famshme të Rikes. Ndërkohë po tregoj një histori të vogël në Hamburg gjatë ndeshjes me Kroacinë. Në pushim të pjesës së parë kam parë ca skema që jam shqetësuar shumë”, tha ai.
Ai vijoi me kritikën e tij: “Pashë tre vajza shqiptare që mundoheshin ta imitonin Riken por nuk tërhoqën vëmendjen e fotoreporterëve të huaj.”
Mane shfaqi keqardhje duke postuar një fotografi në Instagram, ku shfaqte Hygerta Sakon, Luana Vjollcën dhe Eva Muratin në stadium, të cilat po tifonin për Shqipërinë.
Në postimin e tij, ai shkroi: “Po lodhen kot. Pse vajzat shqiptare në stadiumet e Gjermanisë po dridhen e po spërdridhen e po sforcohen, por nuk po tërheqin vëmendjen e fotoreporterëve të huaj? Përgjigjja është e qartë: bota e ka nxjerrë jashtë mode salikonin.”
Kjo deklaratë e Bledi Manes ka shkaktuar diskutime të forta në rrjetet sociale, duke thelluar debatin për influencën dhe imazhin e vajzave të showbiz-it në stadiumet ndërkombëtare.