Home Featured S’ka të lënduar nga gjuajtja me armë në Breg të Diellit

S’ka të lënduar nga gjuajtja me armë në Breg të Diellit

0
S’ka të lënduar nga gjuajtja me armë në Breg të Diellit

Policia i ka konfirmuar raportimet për të shtëna me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila tha se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 17:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë”.

“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.

Po ashtu, ajo tha se aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim në lidhje me rrethanat e këtij rasti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here