Rusia dënon sulmet amerikane në Iran: SHBA ka hapur kutinë e Pandorës

Ambasadori i Rusisë në OKB, i cilësoi sulmet e SHBA-së si “të papërgjegjshme, të rrezikshme dhe provokuese”.

Vasily Nebenzya thotë se Amerika ka “hapur kutinë e Pandorës” dhe se askush nuk e di se çfarë katastrofash të reja do të sjellë.“SHBA-të qartësisht nuk janë të interesuara për diplomacinë,” shton ai.

Në lidhje me kundërpërgjigjen, ministri i Jashtëm iranian mbërriti në Moskë për të zhvilluar bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *