back to top
June, 20, 2025
spot_img
BallinaLajmeGjendet i vdekur Avni Agushi, 72-vjeçari ishte zhdukur para dy dite

Gjendet i vdekur Avni Agushi, 72-vjeçari ishte zhdukur para dy dite

- Advertisement -

Shpërndaje 

Avni Agushi, një qytetar nga Ferizaj është gjetur i vdekur

Ai është gjetur i shtrirë në bodrumin e një ndërtese, në rrugën “Hamze Jashari” të qytetit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Kanun Veseli.

“Njoftim Ju njoftojmë se sot, më datë 13.06.2025, rreth orës 12:53, kemi pranuar një informacion për një person të shtrirë në bodrumin e një ndërtese, në rrugën “Hamze Jashari” në Ferizaj. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, emergjenca mjekësore dhe zjarrfikësit. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit. Dyshohet se trupi i pajetë është i personit A.A, 72 vjeç, i raportuar me datën 12.06.2025 nga familjarët si person i zhdukur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, është shprehur ai.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -