Selmanaj, Kurtit: S’ndërtohet ushtri me propagandë

Date:

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është mburrur sot duke thënë se e ka katërfishuar buxhetim për armatim në katër vjet, por tha se vitin e kaluar, FSK-ja mbeti pa kontratë për ushqim.

Sipas Selmanajt, në vend të një zgjidhje serioze, u improvizua me mensën e studentëve, për të cilën tha se ishte e papranueshme për një forcë ushtarake që pretendohet se po modernizohet.

“E për t’i mbyllë gojët, Ministria e Mbrojtjes ndau 2.1 milionë euro me një tender të mbyllur, pa garë, pa transparencë. Kjo nuk është forcim i ushtrisë – kjo është dështim me pasoja”.

“E ndërkohë që flitet për ‘zhvillim’ të FSK-së, vetëm në vitin 2023, janë larguar 221 pjesëtarë – ushtarë aktivë, rezervë e staf civil. 221 njerëz që kanë vendosë të tërheqin nga shërbimi, prej kushteve të mjerueshme, mungesës së respektit dhe zhgënjimit të thellë”, shkroi Selmanaj, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Selmanaj iu drejtua Kurtit duke i thënë se nuk ndërtohet ushtri me propagandë dhe se nuk mbahet moral ushtarak me fjalë boshe.

“Dhe nuk ka forcim të sigurisë kur brenda institucioneve mbretëron pakënaqësia dhe mashtrimi. Ushtari nuk është dekor për fotografi. Ai është shtylla e mbrojtjes së shtetit. Nëse s’dinë me u kujdes për të – atëherë mos fol për ushtri e armatim modern kur as bukën nuk ua ke siguruar si duhet”, tha Selmanaj.

Tags: Driton Selmanajpropagandeushtri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Iran to women footballers: “Return home, we are waiting for you with open arms”

A senior Iranian official said they are being “held...

Are there feelings between Miri and Selini? The duo speak without filters

The relationship between Miri and Selini has been one...

Daily Horoscope for Today

Aries You should be very careful about the problems that...

Miri Has Been Chosen as the New Leader of the House by Televote

Armir Shahini – Miri has been chosen as the...