Ndërhyn në sistemin e një banke, policia jep detaje për arrestimin e 15 personave në Gjilan

Date:

Policia e Kosovës ka njoftuar se pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar nën dyshimin për veprat penale “Lëshim i çeqeve pa mbulesë ose të rremë”, “Keqpërdorim i kartelave bankare dhe të kreditit” si dhe “Mashtrim kompjuterik”.

Të dyshuarit janë arrestuar dje dhe janë dërguar në mbajtje.

“Gjilan / 09.01.2024-10:00. Njësitet policore pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, me datë 02.06.2025 kanë arrestuar pesëmbëdhjetë (15) të dyshuar kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat e cekura. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.”, ka bërë të ditur Policia në raportin 24 orësh. 

Ndërkohë, siç bëri të ditur dje Prokuroria Themelore në Gjilan “të lartcekurit dyshohen se gjatë periudhës kohore janar – tetor 2024, në komunën e Vitisë, në bashkëpunim dhe ne marrëveshje paraprake ne mes vete kanë vepruar në mënyrë të organizuar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, duke ndërhyrë në funksionimin e sistemit kompjuterik të një institucioni bankar”.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se të pandehurit kanë shfrytëzuar hapësirën kohore prej 15 sekondash gjatë sinkronizimit ndërmjet transaksioneve të E-Banking dhe ATM-ve, për tërheqjen e shumave të ndryshme të parave nga Raiffeisen Bank, duke shkaktuar dëm material në shumë prej njëqind e tetëdhjetë e gjashtë (186.000) mijë euro përmes mashtrimit dhe ndërhyrjes në sistemin kompjuterik të bankës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Daily Horoscope for Today

Aries You should be very careful about the problems that...

Miri Has Been Chosen as the New Leader of the House by Televote

Armir Shahini – Miri has been chosen as the...

Trump: If Iran has placed mines in the strait, we want them removed – NOW!

After media reports that Iran has begun placing mines...

Kosovo Faces 6% Inflation in February

The Kosovo Agency of Statistics (ASK) has published the...