Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në Shipol, ku janë përfshirë katër automjete.

Nga ky aksident katër persona kanë mbetur të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit ” në Mitrovicë. Në aksident janë përfshirë katër automjte. Përveq dëmeve materiale ĺëndime kanë pësuar katër persona”, tha ai.

