Home Featured Lajm i mirë: Gjendet 13-vjeçarja nga Peja që ishte zhdukur prej 2 prillit

Lajm i mirë: Gjendet 13-vjeçarja nga Peja që ishte zhdukur prej 2 prillit

0
Lajm i mirë: Gjendet 13-vjeçarja nga Peja që ishte zhdukur prej 2 prillit

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre

Sinjali mëson se pas më shumë se një muaji kërkimesh, Policia ka arritur ta lokalizojë Leona Ademin, 13-vjeçaren nga Peja e zhdukur më 2 prill. Ajo është gjetur mbrëmë me  (14 maj) në fshatin Serbobran të Istogut, në familjen e Sh.M.

E mitura ka deklaruar se ishte larguar me dëshirë dhe nuk ishte keqtrajtuar. Ajo është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe është kthyer në shtëpi pas ndërhyrjes së autoriteteve kompetente,  transmeton Gazeta Papirus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here