Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar ndeshjen e sotme mes Shqipërisë dhe Kroacisë, të cilën ai shkoi që ta shikojë në Hamburg.
Ai ka shkruar në Facebook se pjesa e pare ishte e Shqipërisë, ndërsa e dyta e Kroacisë.
Kurti ka shtuar se “ëndrra vazhdon”.
“Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila.
Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli.
Ëndrra vazhdon!”
Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 2:2.