back to top
August, 2, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiArbërie Nagavci s’e di sa kushtuan librat për këtë vit shkollor, por...

Arbërie Nagavci s’e di sa kushtuan librat për këtë vit shkollor, por thotë se ishin ‘më shtrenjtë’

- Advertisement -

Arbërie Nagavci s’e di sa kushtuan librat për këtë vit shkollor, por e konfirmon se ishin ‘më shtrenjtë’

Deputetja Arbërie Nagavci që këtë mandat e drejtori ministrinë e Arsimit nuk e di shifrën e saktë se sa kushtuar librat për këtë vit shkollorë.

Megjithatë, në një paraqitje të saj në “ATV”, ajo ka konfirmuar se ishin më shtrenjtë.

Këtë, ajo e arsyetoi me “mjete shkollore”, të cilat thotë se u subvencionuan përveç librave shkollorë.

Përgjigja e saj mbi këtë çështje:

Gazetari: A e di sa kanë kushtu për këtë vit librat?

Nagavci: Raportet kanë qënë publike, kemi pajisë prindërit me mjete…

Gazetari: A na kanë kushtu ma shtrenjtë a më lirë

Nagavci: Në raport me para 2-3 viteve?

Gazetari: Në raport me parvjet?

Nagavci: Po kanë kushtuar më shtrenjtë. Por janë mjete që ne i kemi dediku, duke pasë parasysh që kemi subvencionu prindërit edhe për mjete shkollore.

Për këtë arsye, vlera është më e madhe, se s’kemi blerë vetëm librat…E vërtetë që kemi dhënë më shumë të holla për prindërit, por ato kanë shkuar edhe për mjete të punës.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -