Fitore Pacolli nga VV reagoi pas deklaratës së Gani Gecit ku tha se Glauk Konjufca ka kërkuar votën e vajzës së saj deputetës Marigona Gecit.

“ E rëndësishme është se, ndryshe nga e kaluara, sot nuk përdoren më terminale apo burime shtetërore për të siguruar vota”, tha Pacolli.
E plotë:
Është krejtësisht legjitime dhe e pranueshme që deputetëve të opozitës t’u kërkohet, edhe në mënyrë individuale, të mbështesin zgjedhjen e Kryeparlamentarit. E rëndësishme është se, ndryshe nga e kaluara, sot nuk përdoren më terminale apo burime shtetërore për të siguruar vota.
Kjo përfaqëson një praktikë të shëndetshme demokratike, por fatkeqësisht nuk vlerësohet si e tillë nga disa “analistë”, të cilët nuk udhëhiqen nga parimet e analizës së paanshme, por nga interesat e atyre që i shpërblejnë me përfitime të mëdha financiare.