Përleshjet kanë nisur para ndeshjes mes Anglisë dhe Serbisë, që zhvillohet sonte në Gelsenkirchen.
Ndeshja vlerësohet e rrezikshmërisë së lartë, ndërsa huliganët anglezë e serbë tashmë kanë nisur përleshjet. Raportohet për një tifoz anglez të lënduar në kokë
Ka raportime që në sulmin ndaj serbëve ishin të përfshirë edhe shqiptarët.
Policia gjermane
“Daily Mail” ka shkruar se tifozët shqiptarë mund të kenë nisur sulmin fillestar ndaj tifozëve të Serbisë në Gelsenkirchen.
Ka pasur përleshje mes tifozëve anglezë dhe serbë, por të përfshirë ishin edhe shqiptarët, sipas mediumit anglez.
Përleshja ishte e ashpër, ndërsa ka edhe të lënduar e të arrestuar.