Në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, pranë Xhamisë së Llapit, ka ndodhur përleshje mes disa personave.

Rasti u konfirmua për GazetaDemos edhe nga Flora Ahmeti, zëdhënse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 20:00 është pranuar informata për një rrahje në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes pesë persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor . Policia ka shoqëruar në stacion policor 5 persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti për Demos.