back to top
March, 14, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiGjykata Speciale, Klinaku kritikon udhëheqjen e OVL-UÇK-së: Prit me muaj e prit...

Gjykata Speciale, Klinaku kritikon udhëheqjen e OVL-UÇK-së: Prit me muaj e prit me vjet, pushka e “…” s`po kërset

Ish-udhëheqësi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka kritikuar udhëheqjen e re të të kësaj organizate.

Ai ka bërë me dije se udhëheqja aktuale e UÇK-së po heshtin përballë Gjykatës Speciale.

Në profilin e tij në “Facebook”, Klinaku ka shkruar se fajet kryesore janë të atyre që kontribuuan në heshtjen e mosveprimeve.

“Qëllimisht nuk fola për vizitën e ish-presidentit Thaçi në Kosovë. Në kohën kur isha në krye të OVLUÇK-së (flisja me shkrime, me emisione e debate në televizione), por edhe bëja ngapak veprime(si protestat) kundër pseudogjykatës speciale me seli në Hagë. Veprimet i bëja nganjëherë me organizimin tonë, e nganjëherë me organizimin e PSD-së e me mbështetjen tonë. Kjo heshtje e këto mosveprime të atyre që duhet të flasin e veprojnë, përveç e pajustifikueshme, është edhe e papranueshme. Por fajet kryesore janë të atyre që me zgjedhjen e tyre i kontribuan këtyre heshtjeve e mosveprimeve. P.S Një thënie popullore: “Prit me muaj e prit me vjet, pushka e “…” nuk kërset.”, ka shkruar Klinaku.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit