Ish-banori i Big Brother Albania Vip 2, Armaldo Kllogjeri do të kandidojë për deputet në listat e hapur të PD për qarkun e Elbasanit.
Gjatë intervistës për Top Story, maestro tha se nuk është person që ka ambicie për t’u bërë politikan, ndërsa shtoi se ka qenë aktiv në vitet ’91 që kur lindi PD.
Më tej ai theksoi se është krenar që është pjesë e listave të hapura.
“Është pak e çuditshme situata ime që jam pjesë e politikës. Nuk jam person që kam ambicie për t’u bërë politikan. Kam qenë aktiv në vitet ’91, kur lindi PD, por s’kam qenë i zjarrtë me flamurin në dorë. Gjithsesi dua të them që në këtë ditë që jetojmë e kam parë të arsyeshme që Shqipëria po ecën në drejtim të paditur. Kam pasur momente që kam menduar të jetoj jashtë, por kam vendosur të jetoj në Shqipëri. Ndihem i detyruar që të jap kontributin tim në një forcë politike që është PD”, u shpreh ai.
Kush të propozoi në PD?
“Mua më ka propozuar dega e PD, e Gramshit. Kryesia e PD e miratoi që unë të isha pjesë e listave. Jam krenar që jam pjesë e listave të hapura”, theksoi ai.