back to top
February, 5, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiShkurte Fejza e quan Haradinajn “simbol të lirisë”, lavdëron PDK-në: Si i...

Shkurte Fejza e quan Haradinajn “simbol të lirisë”, lavdëron PDK-në: Si i ndryshoi fjalët këngëtarja për komandantët?

Shkurte Fejza, këngëtare e njohur e muzikës folklorike, shënoi 50-vjetorin e karrierës së saj artistike. Në përvjetorin e saj, morën pjesë shumë politikanë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani, e udhëheqës të opozitës. Çka vërejti Nacionale?

Këngëtarja e njohur ishte bërë virale kohë më parë kur gjatë një interviste ajo kishte deklaruar se Kosova ka pasur “fatkeqësi” me udhëheqësit e pasluftes, një eufemizëm që nënkuptonte partitë e ish-ushtarëve të UÇK-së si PDK-ja e AAK-ja.

Megjithatë, duket se Fejza ka ndryshuar mendimet e saj. Tash Fejza ka fjalë të mëdha për politikanët që morën pjesë, posaçërisht për liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn. Madje, Fejza e quajti Haradinajn “simbol të lirisë”, ndonëse kohë më parë e kishte cilësuar si “gangsterë”.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FShkurteFejzaBehluli%2Fposts%2Fpfbid0UueXw8Q9TQQrLScjGNMQVaT3Z8Wszczq72DJQf8osYFTxPeaFeoFhsj33ECyrJ1Jl&show_text=true&width=500

“I nderuar z. Ramush Haradinaj, simbol i lirisë.

Me respekt të plot ju falënderoj për pjesëmarrje në koncertin tim festiv të 50 vjetorit të rrugëtimit tim me këngën organizuar për nderë të ditës së çlirimit të vendit tonë dhe vlerësimin nga Ju, që keni bartur barrën e luftës dhe për liri si pak kush tjetër” – ka shkruar Fejza.

Këngëtarja e njohur kishte fjalë të mëdha edhe për PDK-në, partitë që dikur e kishte kritikuar shumë, ndonëse nuk ia kishte përmendur emrin. Në shkrimin e saj, Fejza PDK-në e quajti “parti me bagazh të luftës çlirimtare dhe të shtet ndërtimit të Kosovës”.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FShkurteFejzaBehluli%2Fposts%2Fpfbid02pieSxB4qQE7FQmBqdwNExjLWYs2mLxk7ePtriUxpciZEA9x3k7ecFoW2yNA5VFhol&show_text=true&width=500

“I nderuar z. Memli Krasniqi,

Ju falemnderit nga zemra për vlerësimin dhe prezencën Tuaj në koncertin festiv të 50 vjetorit të karrierës sime. Jam e lumtur që një djalë i ri e artist që e njoh për sëpaku tri dekada më parë, sot me dije dhe talent artistik udhëheq me partinë me bagazh të luftës çlirimtare dhe të shtet ndërtimit të Kosovës” – ka shkruar ai.

Sjellim ndër mend që Fejza, gjatë një interviste kohë më parë, ishte treguar shumë kritike ndaj pushtetarëve të mëparshëm. Në këtë intervistë të vitit 2018, Fejza kishte vlerësuar se “djemtë më të këqij të vendit” kanë qenë elitë politike pas luftës.

“Kosova ka pasur një fat të keq në udhëheqësi, sidomos pas luftës, djemtë më të këqij që i ka vendi janë në elitën udhëheqëse te Kosovës, po më vjen keq por në bazë të asaj se si po zhvillohen gjërat dhe në bazë të asaj se si qytetari i Kosovës nuk është i kënaqur nga asgjë që bëhet aty nga lidershipi.” – ishte shprehu Fejza.

Tutje, këngëtarja e njohur për hitin “Mora fjalë” kishte shkuar aq larg sa kishte konkluduar se presidenti, kryeministri dhe kryeparlamentari i atërhershëm (Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli respektivisht) janë “si gangsterë”.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=428&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Filir.mirena%2Fvideos%2F817529876695153%2F&show_text=false&width=560&t=0

“Sikur nuk e ndiejnë Kosovën, sepse njeriu duhet ta ndjejë vendin e vet dhe me marrë hapin i cili tu ka dhënë ty përgjegjësi më votën e këtyre të shkretëve. Duhet me pas një barrë në shpirt e jo të bësh çka ty të konvenon. Kam mëndu që njeriu mendon më mirë për vendin e vet, atdheun e vet, po jam zhgënjyer… Në përgjithësi ata që marrin vendime të mëdha në vendin tonë, janë për të ardhur keq, ata guxojnë, nuk pyesin, janë si gangster të them të drejtën” – kishte theksuar ajo.

Përveç PDK-së e Haradinajt, Fejza ka pasur fjalë të mira edhe ndaj Kurtit, Osmanit e Glauk Konjufcës.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit