back to top
November, 22, 2024
spot_img
BallinaHoroskopiJava astrologjike sipas Meri Shehut: Virgjëreshat ‘grinden’ me 2 shenja, Ujori i...

Java astrologjike sipas Meri Shehut: Virgjëreshat ‘grinden’ me 2 shenja, Ujori i shpëton stuhisë


Planetët këtë javë do të formojnë lidhje të forta, të fuqishme dhe kundërshtuese mes njëri-tjetrit. Në parashikimin e Meri Shehut për “Rudina” në Tv Klan, 4 shenjat fikse do të jenë ato që do të ndikohen më shumë nga atmosfera e vështirë që do të mbizotërojë.

Probleme paraqiten edhe për Virgjëreshat, Bricjapët dhe Peshqit që do të jenë të shënjestruara, ndërsa Luani e Ujori ndodhen në zonën e sigurt të skenës planetare.

Meri Shehu: Kjo është një javë shumë interesante sepse të gjithë planetët kanë një përballje me njëri-tjetrin. Pikë së pari, Marsi është futur në shenjën e Demit dhe kjo i bën Demët, Akrepët, Ujorët dhe Luanët të kenë një këndvështrim më të fuqishëm për jetën. Ky Mars bën një katërkëndësh me Plutonin në Ujor dhe Demët janë ata që e përjetojnë fillimisht këtë lidhje të fuqishme, të vështirë. Mërkuri në Binjak do të bëjë katërkëndësh të vështirë me Saturnin në Peshk dhe komunikimi, planet do të jenë të vështirësuara kësaj jave, askush nuk mund të mendojë disi pozitivisht, gjithmonë dikujt i del një pengesë në plane e diskutime. Duhet marrë me shumë kujdes.

Dashi – 2 yje

Me Marsin në shenjën e Demit nuk mund të presin shumë nga ana ekonomike, të paktën këto 2-3 ditët e para. Ka një përballje të fuqishme Marsi në Dem me Plutonin. Kemi humbje, paqartësi, prapaskena, shpërthime dhe sqarime shumë të fuqishme që do të prekin Dashin në sferën shoqërore dhe të qëllimeve. Këto sqarime shumë të fuqishme do të prekin edhe shenja të tjera të fuqishme Ujor, Luan, Akrep dhe Dem që do të vënë në vend gjërat e duhura. Do të sqarohet njëherë e mirë situata.

Demi – 1 yll

Marsi në shenjën e tyre i bën më impulsivë, por i bën që njerëzit mos ta pranojnë këtë natyrë të Demit dhe i bën të ngelen vetëm, më të sfumuar dhe me një lloj agresiviteti për të marrë atë që mendojnë se u përket ose ua kanë marrë. Katërkëndëshi i Marsit me Plutonin në Ujor i vë në vështirësi lidhur me karrierën, punën ose ndihen që dikush i kashfrytëzuar deri më tani, qoftë nga familja, partneritetet, eprorët apo në çift.

Binjakët – 3 yje

Katërkëndëshi i Mërkurit me Saturnin në shenjën e tyre është i vështirë dhe duan të thonë gjëra të tjera, kuptojnë gjëra të tjera ose nuk arrijnë t’i shkojnë planeve deri në fund. E kanë të vështirë të marrin një pozicionim ose edhe kur bëhen pak më të përgjegjshëm, dalin aq shumë pengesa para sa nuk bëhen dot më dhe thonë më mirë ashtu siç isha.

Gaforrja – 2 yje

Marsi në Dem në kundërshtim me Plutonin në Ujor i jep paqartësi ekonomike, shpirtërore, një debat, një sherr ose me dikë të afërt në shoqëri, aleancë dhe do të ndiejnë sikur janë nën trysni, presion ose sikur nuk gjejnë rrugën e mirëfilltë për të arritur ku duhet. Kujdes shëndetin në momente të caktuara sepse përballja e Marsit me Plutonin nuk është pozitive. Edhe në anën ekonomike është e vështirë.

Luani – 4 yje

Janë një nga shenjat e favorizuara. Sa të kalojnë lidhjen e vështirë ekonomike ose diçka në lidhje me punën apo një epror këto ditët e para, pastaj planet dhe projektet i kanë më të hapura dhe mund të gjejnë punë të ndryshme, alternime, kontakte me jashtë, fillojnë dhe stabilizohen. Kjo nuk është java që u jep atë çfarë meritojnë ose duan. Ka vështirësi kjo javë, nuk është aq e qetë edhe për Luanët.

Virgjëresha – 2 yje

Në lidhje me punën dhe gjërat personale, sidomos gjërat e fshehta, ka prapaskena, pasiguri dhe një kundërshtim nga njerëzit në shenjën e Demit vjen drejtpërdrejt te to. Dem ose Dash, komplikohen pak në marrëdhënie me Virgjëreshat dhe nuk japin tendencën që kërkojnë. Duhet të shohin edhe anën shëndetësore këtë javë.

Peshorja – 4 yje

Janë të favorizuara sepse sqarimet dhe vënia në vend e gjërave janë te shenjat e forta kurse Peshorja është më tangjent dhe nuk do të përfshihet aq fuqishëm. Ndonjë udhëtim ose kontakt ligjor bëhet pak i diskutueshëm, kthehet mbrapsht por këto anulime janë të përkohshme dhe më pas e gjejnë veten, do të dalin, do të udhëtojnë, do të kontaktojnë, do të kenë edhe shumë gjëra pozitive me studime apo një ofertë nga jashtë vendit.

Akrepi – 3 yje

Patën zhgënjim në anën erotike, nuk u ndienë shumë të qetë në fundjavë. Kanë disa pengesa në komunikim 2-3 ditët e para. Do të shikojnë që dikush do të përpiqet t’u tregojë një rrugë tjetër ose një ndjenjë tjetër që nuk do të jetë e vërtetë. Akrepët nuk duhet ta marrin të vërtetë çfarë u thuhet kësaj jave. Marsi përballë shenjës së tyre është shumë antagonist dhe do të ndihen nën presion këtë javë, në partneritete apo në çift.

Shigjetari – 2 yje

Do të kenë probleme me shëndetin dhe punën. Shumë Shigjetarë nuk duhet të flasin më shumë sesa duhet në punë. Duhet të dinë me kë bashkëpunojnë, me kë futen në një projekt pune sepse ka pasigurira, projekte që kthehen mbrapsht, prapaskena, mbase mund të bëhen pjesë e një prapasakene që pastaj mund të etiketohen si njerëz që ndoshta nuk u janë përgjigjur disa normave morale.

Bricjapi – 1 yll

Hapen shumë punë në shumë drejtime. Do të zgjidhni punën e gabuar këtë javë sepse ka një impulsivitet të çuditshëm. Në çift nuk shikoj ndonjë reagim të mirë, do të kenë debate e alternativa.

Ujori – 3 yje

Pavarësisht se ç’do të ndodhë, do të jenë në festa, argëtime, dalje, komunikime edhe pse Plutoni në shenjën e tyre ua përmbys disi projektet të tjerëve, por për vete marrin më të mirën e mundshme dhe ngelen jashtë stuhisë se planetëve dhe sqarimeve të mëdha.

Peshqit – 1 yll

Të gjithë planetët në Binjak bëjnë katërkëndësh me Saturnin në Peshk. Peshqit janë bërë seriozë në kohën jo të duhur. Është momenti i gabuar, koha dhe vendi i gabuar dhe nuk ndihen siç duhet të ishin me këta planetë në Binjak./tvklan.al

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit