back to top
November, 21, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga rajoniE çova në fushë dhe e vrava”, rrëfimi tronditës i dajës që...

E çova në fushë dhe e vrava”, rrëfimi tronditës i dajës që i mori jetën mbesës 11-vjeçare!

I qëlloi me kaçavidë në qafë disa herë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Ilisë në Greqi, pasi u zbulua se si ndodhi vrasja makabër e një vajze 11-vjeçare nga daja dhe kushëriri i nenës së saj.

Të dy autorët e vrasjes së Vasilikës, deri më tani kishin luajtur mjaft mirë

rolin e tyre, duke u shtirur si të shqetësuar dhe pikëlluar për fatin e mbesës.
Edhe pse u zbulua se daja 37-vjeçar qëndronte pas këtij akti të neveritshëm të cilin e rrëfeu edhe në policili, ai nuk ka treguar arsyen e vërtetë që e shtyu t’i merrte jetën një vajze kaq të re në moshë, në mënyrë kaq mizore.

“E çova në fushë dhe e vrava”, ishin fjalët e tij në polici

Në videon e mëposhtme shihet makina e zezë e autorit, pak sekonda pasi ka marrë fëmijën dhe largohet. Ndoshta përgjigjja për këtë krim mund të të jetë fakti që në të kaluarën në vitin 2017, ai u arrestua dhe më pas u dënua për përdhunim ndaj një të mituri.
Megjithatë, ai nuk ka qenë asnjëherë në burg, pasi gjykata ka vendosur që ai të qëndrojë i lirë me kushte deri në gjykimin e çështjes në shkallë të dytë.

Pra, ajo që beson policia është se vrasësi e ka nxjerrë 11-vjeçaren në fushë, ka tentuar ta përdhunojë, ajo ka rezistuar dhe më pas ka kapur një kaçavidë dhe e ka vrarë duke e goditur vazhdimisht me thikë në qafë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit