back to top
February, 23, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiAzemi: Vonesa e formimit të qeverisë po dëmton punëtorët e sektorit privat

Azemi: Vonesa e formimit të qeverisë po dëmton punëtorët e sektorit privat

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka kritikuar vonesën e formimit të qeverisë, duke theksuar se kjo po përkeqëson situatën për punëtorët e sektorit privat.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Azemi ka deklaruar se edhe kur institucionet ishin në funksion, ka pasur probleme të mëdha për punëtorët, ndërsa vakuumi aktual është duke e rënduar edhe më tej këtë situatë.

“Edhe kur i kemi pasur institucionet në rregull legale dhe legjitime, kemi pasur telashe dhe probleme aq të mëdha, sa që nuk me marrë me mend, sepse nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Sidomos tani edhe ky vakum që shpresojmë që nuk del ashtu siç po mendoj, do të jetë një vakum shumë i gjatë, kjo vetëm sa e rëndon më tepër pozitën e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës. Nëse janë të gatshme qeveria dhe parlamenti që të nisin me u marr me problemet që ne i kemi, ne jemi shumë vonë. Mos të flasim që mund të ndodh që me javë e me muaj nuk kemi mundur të konstituar organet”, ka thënë Azemi.

Ai ka kërkuar që punëtorët e sektorit privat, veçanërisht ata që ofrojnë shërbime për institucionet shtetërore, të trajtohen në mënyrë të barabartë me ata të sektorit publik.

“Në mënyrë automatike dhe drejtpërdrejtë dëmtohen punëtorët e sektorit privat të Kosovës, sepse ne kemi probleme jashtëzakonisht të mëdha, kemi problemin parësor që kemi thënë deri më tani. Kërkesa e punëtorëve të sektorit privat sidomos ku ata kryejnë shërbime për institucionet shtetërore, duhet të barazohen me punëtorët e sektorit publik. Kemi punëtorë në QKUK, punëtorët teknik dhe të sigurimit fizik, ku për të njëjtën pozicion punëtorët që paguhen direkt nga buxheti i Kosovës, marrin 50 euro më shumë që do të rritet edhe në qershor 50 euro, kurse në që kryejmë shërbimin në të njëjtën vend, vetëm përmes kompanisë private merr 100 euro më pak dhe kërkesa jona është që duhet të barazohemi”, shtoi ai.

Azemi gjithashtu ka paralajmëruar protesta dhe greva nëse kërkesat e punëtorëve nuk realizohen.

“Nëse nisemi nga e kaluara çdo kërkesë që e kemi bërë e kemi realizuar por ne e dimë që e kemi realizuar me kërkesa dhe greva që ne asnjëherë nuk lavdërohemi me ta sepse institucionet tona kanë kryer punë ose kanë aprovuar kërkesat tona vetëm atëherë kur e kanë pasur punën nga t’ia mbajnë. Çdo minutë për punëtorët e sektorin privat të Kosovës, mos konstitimin i Kuvendit dhe qeverisë është një dëm shumë i madh. Neve nuk e dimë kush do të vijë në qeveri, por sigurisht që do të ketë protesta dhe greva karshi asaj se sa janë të gatshëm të realizojnë kërkesat tona ligjore dhe legjitime”, tha ai.

Ndryshe, ende po vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit