Marrëdhënia mes Loredanës dhe Jozit, kur ky i fundit ishte pjesë e “BBVA4” është komentuar ditën e sotme mes banorëve.
Të shfaqur në ambientet e jashtë të shtëpisë, pranë pishinës, Krisa, Tiri dhe Gerta vërehen teksa i thonë Loredanës se Jozi ka bërë lojë me të për çdo moment të përjetuar mes tyre.
Sakaq banorët ia bënë me dije konkurrentes se deri diku dhe sjellja e saj karshi Jozit dukej si lojë.
Ndërkohë Loredana është shprehur se ishte gabimi i saj që u mor me Jozin.