back to top
February, 5, 2025
spot_img
BallinaShow BizzU përjashtua me zarf të zi, Jozi flet për herë të parë:...

U përjashtua me zarf të zi, Jozi flet për herë të parë: Kosovën e përfaqësoj unë më mirë se Gjesti

Jozefin Marku është përjashtuar sot me zarf të zi nga Big Brother pas debatit që pati me Gjestin, kur i tha këtij të fundit ‘kopil shkjau’.

I ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel pak minuta pasi u përjashtua, ai tha se kishte zgjedh krahasim të tepruar, por shtoi se nuk i drejtohej atij drejtpërdrejtë dhe se Gjesti u viktimizua.

Ai tha se Kosovën e përfaqëson më mirë ai sesa Gjesti.

“Nuk ia thash aspak personit në fjalë ose me tendencën e asaj historie të rëndë që kemi. Më vjen keq që jam përjashtuar. Me erdhi keq për Lorin, Bonën dhe Aldon.

Është krahasim i tepërt e pranoj, por nuk është i drejtuar ndaj Gjestit direkt, por vetëm një njeri pa gjak shqiptari mund ta bëjë këtë dhe që nuk kërkon falje. Ai s’di të kërkojë falje, viktimizohet.

Shqiptarët e Kosovës i dua unë më shumë se Gjesti dhe mund të tregojë shembullin më të mirë për ta. Ai që mund t’i përfaqësojë Kosovarët jam unë”, tha ai.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit