Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se të shtunën me 8 shkurt, kjo parti do të mbajë tubimin përmbyllës të kësaj fushate për zgjedhjet që do të mbahen me 9 shkurt.
Ai ka njoftuar edhe se ky tubim do të zhvillohet në sheshin ‘‘Zahir Pajaziti’’ në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:00.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Me mirënjohje të thellë për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme, ju ftoj të gjithëve në përmbylljen madhështore të fushatës sonë!
📅 8 Shkurt
⏰ Nga ora 16:00
📍 Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë