Klajdi Musabelliu mendon se Gerta Gixhari nuk e ka bërë me qëllim lëndimin e Gjestit, kur i hodhi shampanjën në fytyrë.
Teksa ishte i ftuar në “Big Brother Radio” me Elona Duron, ish-banori i ‘BBVA’, tha se Gerta është shumë e vërtetë dhe e sinqertë.
“Gerta s’e ka bërë për të keq. Nuk është e ligë ajo. E ka zemrën si sytë të pastër, të çiltër. Nuk e di tamam si ndodhi gjëja. Gerta nuk është e keqe. Gerta është shumë e vërtetë edhe e sinqertë. Edhe Laerti nuk është vetvetja, ma konfirmoi edhe Rozana në shpellë. Ai ka zgjedhur ta interpretojë kështu personazhin”, tha Klajdi.