back to top
February, 4, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiKërcënimi me jetë, flet Zeqiri: Thirrjet po vinë diku nga brenda Serbisë,...

Kërcënimi me jetë, flet Zeqiri: Thirrjet po vinë diku nga brenda Serbisë, e katërta herë nga e njëjta adresë

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri është kërcënuar me vrasje përmes rrjeteve sociale.

Zeqiri ka thënë se nga informacionet që ka nga Policia këto kërcënime po vijnë nga brenda territorit të Serbisë.

Ai tha se kërcënimi që tashmë ka marrë është i katërti më radhë dhe nga i njëjti person.

“Jam kërcënuar për herë të katër të them ashtu nga i njëjti person dhe e njëjta adresë. Rastin e kam paraqitur në polici edhe tash edhe herave tjera.

Organet e hetuesisë janë merr dhe po merren me këtë rast. Është një person që në profilin e tij shkruan që është një gjoja një oficer i MUP-it në Serbi dhe është i angazhuar diku në veriun e Mitrovicës… Në bazë të informacione që unë kam është konstatuar se thirrjet po vinë diku nga brenda republikës së Serbisë”, tha ai për Tëvë1.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit