Opinionisti i njohur, Nderim Neziri, ka ngritur shqetësimin mbi menaxhimin e dhunës verbale dhe fizike në formatin e njohur të reality show-t Big Brother.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Neziri ka kritikuar mënyrën e trajtimit të rasteve të dhunës nga produksionet e emisionit, duke theksuar se shpesh herë ato mbyllin sytë ndaj veprimeve të denigruara, shkruan “Kosovarja”.
Ai kërkon që të ndërmerren masa të menjëhershme për të mbrojtur të drejtat e individëve dhe për të parandaluar situata të tilla në të ardhmen, siç është rasti i përmendur me Gertën dhe Gjestin.
Neziri i bëri thirrje produksioneve që të reagojnë, denojnë dhe përjashtojnë sjelljet abuzive, duke u shprehur se vetëm kështu mund të ruhet integriteti i formatit dhe të mbrohen të drejtat e pjesëmarrësve.