Bestar Beqiraj ka treguar eksperiencën e tij shtatë ditore nga Greqia për në Kosovë në këmbë.
Ai ka theksuar se ecja në fjalë ishte mbi 323 kilometra.
“Ecjen e kam filluar më 5 prill deri më 14 prill, për shtatë ditë. Kam udhëtu ditën, natën herë pas here, kur ka pasë pasiguri për gjumë. Ecja është 323 kilometra, por më herët kam ecur deri në 400 kilometra në shtegje të tjera”, ka thënë Beqiraj.
Ndër tjera, ai ka treguar edhe momentin më të rrezikshëm derisa e bënte ecjen.
“Kam filluar nga Mali Varnos, bjeshkëve takon njerëz dhe janë shumë të mirë. Ushqimin e kam marrë me vete, e tash kam bërë më shumë eksperiencë”.
“Gjatë gjithë rrugës ke rreziqe, momenti më i rrezikshëm ka qenë kur ujqërit të janë afruar natën derisa isha në gjumë, sepse kam qenë në një pyll të thellë. Ia kam dalë”, ka thënë Beqiraj në KlanKosova.