Jozi dhe Loredana kanë qenë duke biseduar sa i përket marrëdhënies së tyre.
Teksa qëndronin së bashku me banorët e tjerë të BBV4, Jozi i ka thënë Loredanës se ata të dy nuk po përshtaten.
“Duhet tu japim drejtim gjërave, nuk po përshtatemi”, i tha ai Loredanës.
Loredana e pyeti nëse e kishte seriozisht apo jo këtë gjë, pasi siç tha ajo i doli kundër gjithçkaje për Jozin.
“Unë vajta kundër gjithçkaje. Vajta kundër mendjes, njerëzve, prindërve dhe ti. Sa kam ngrënë unë dhe vazhdoj të ha dhe s’jam ndalur. Nëse e ndjen kështu nuk dua fare ta diskutoj”, i tha ajo.
Shikoni videon: