back to top
March, 14, 2025
spot_img
BallinaShow BizzLedion Liço mori drejtimin e ‘BBVA’, flasin prindërit e Arbana Osmanit

Ledion Liço mori drejtimin e ‘BBVA’, flasin prindërit e Arbana Osmanit

Edhe pse tashmë kanë kaluar dy vite që prej largimit të Arbana Osmanit si moderatore e “Big Brother Vip”, emri i saj sërish vazhdon të lidhet ngushtë me këtë format.

Në çdo dalje publike dhe intervistë të sajën, Arbana gjithnjë përballet me pyetje lidhur me BBV.

Së fundmi, jo vetëm Arbana por edhe prindërit e saj u pyetën për mendimin e tyre rreth dy sezoneve që kanë qenë në drejtim të Ledion Liços.

Ata pohuan për Andale se vazhdojnë ta ndjekin programin, ndërsa përsa i përket ndarjes së publikut në “përkrahësit e Arbanës” dhe “përkrahësit e Ledionit”, prindërit e saj u shprehën se të dy kanë veçoritë e veta.

Sipas tyre, Ledioni është i këndshëm me humorin e tij edhe pse ndonjëherë bën gafat e veta.

Nga ana tjetër, Arbana u shpreh se nuk e ndjek fare “Big Brother Vip” dhe kjo për një arsye shumë të thjesht: ka ndjekur shumë “Big Brother” gjatë jetës dhe tani dëshiron të fokusohet në gjëra që s’ka mundur më herët për shkak të angazhimit në këtë format.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit