Një lojë me puthje, e zhvilluar nga Vëllai i Madh për të gjithë banorët brenda shtëpisë së Big Brother VIP 4 për t’i afruar sado pak me njëri-tjetrin duke i larguar nga debatet dhe ofendimet, “e ka shtyrë” Jozin që të puthë pa dëshirën e saj Loredanën, duke i thënë që po prish rregullat e lojës.
Kjo e fundit nuk e ka lejuar, pasi kjo gjë nuk i ka pëlqyer dhe këtë gjë e ka pohuar edhe në Prime.
Këtë gjë Laert Vasili e komentoi si një plagë të shoqërisë shqiptare tradita maskiliste.
“Ne vijmë nga një traditë shumë maskiliste dhe ne nuk e kuptojmë kur një femër do kohën e saj. Nuk kryqëzon dot personin, ne vijmë nga një traditë maskiliste, ne e vuajmë të gjithë këtë. Femra shqiptare është shkatërruar. Ne vetë kemi shkatërruar të shenjtën tonë, femrën shqiptare. Dhe pasojat e saj do vazhdojmë ti vuajmë ne, nëse nuk ndërgjegjësohemi. Jo do të thotë jo”, tha Laerti.