back to top
February, 6, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiI dehur, ra nga kati i dytë- zbardhet ngjarja e biznesmenit që...

I dehur, ra nga kati i dytë- zbardhet ngjarja e biznesmenit që u gjet me lëndime në kokë

Ai është gjetur pranë hotelit të tij me dëmtime të rënda në kokë. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së diel.

Lidhur me rastin, ka dalë me njoftim zyrtar Policia e Shtetit në Shqipëri. Në bazë të informacioneve zyrtare, ai ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë. I njëjti dyshohet të ketë qenë i dehur.

“Më datë 02.06.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Spille”, Himarë, shtetasi N. B., 51 vjeç, dyshohet se në efektin e alkoolit, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. 51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Insajderi.org

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit