Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku ka prezantuar arritjet e vitit 2024 në Shërbimet Mjekësore Shtëpiake, shkruan GazetaDemos.
Sadiku njoftoi se janë bërë 213 vizita në ditë nga ky shërbim.
“128% rritje e vizitave – nga 6,029 vizita në vitin 2021 në 13,717 vizita në vitin 2024, 184% rritje e shërbimeve shëndetësore – nga 22,570 shërbime në vitin 2021 në 64,160 shërbime në vitin 2024”, ka njoftuar ai.
“Ky sukses është rezultat i përkushtimit të ekipit tonë që punon 24/7, si dhe përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve mjekësore”, u shpreh tutje Sadiku.
Postimi i plotë:
213 vizita në ditë nga Shërbimi Mjekësor Shtëpiak!
Me krenari ju prezantojmë arritjet tona për vitin 2024:
128% rritje e vizitave – nga 6,029 vizita në vitin 2021 në 13,717 vizita në vitin 2024.
184% rritje e shërbimeve shëndetësore – nga 22,570 shërbime në vitin 2021 në 64,160 shërbime në vitin 2024.
Ky sukses është rezultat i përkushtimit të ekipit tonë
që punon 24/7, si dhe përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve mjekësore!