back to top
February, 6, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiTensionet në Shkabaj për rrënimin e xhamisë pa leje, arrestohet një banor

Tensionet në Shkabaj për rrënimin e xhamisë pa leje, arrestohet një banor

Një banor i fshatit Shkabaj është arrestuar nën dyshimin se i njëjti kishte sulmuar zyrtarët policor në ditën kur në të njëjtin fshat ishin regjistruar edhe tensione me ç’rast policia kishte përdorur edhe sprejin për të shpërndarë masën.

Policia në raportin e përditshëm ka thënë se më 31 maj është lokalizuar njëri nga të dyshuarit që sulmoi policinë përgjatë protestës që ndodhi një ditë më parë në Shkabaj nga banorët të cilët kundërshtonin rrënimin e xhamisë së nisur.

Tutje sipas njoftimit, gjatë arrestimit i njëjti kishte rezistuar dhe sulmuar zyrtarët policorë.

Si pasojë e kësaj, lëndime ka pësuar një zyrtar policor dhe vet i dyshuari të cilëve u është ofruar tretman mjekësor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit