back to top
February, 6, 2025
spot_img
BallinaDy veturave me targa serbe në Mitrovicë të Veriut iu vihet flaka

Dy veturave me targa serbe në Mitrovicë të Veriut iu vihet flaka

Dy vetura janë djegur sot pas mesnatës në rrugën Kral Petri – Veri Mitrovicë, shkruan Ballkani.info.

Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për gazetën se në Mitrovicë të Veriut janë gjetur të djegura dy vetura me targa serbe.

Njëri është i tipit Skoda Octavia dhe tjetri një Mercedes C Clas. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe hetuesi kujdestar i cili edhe ka njoftuar Prokurorin për të iniciuar rastin “zjarrëvënie”.

Elshani ka thënë se aktualisht s’ka të dyshuar.

“Sot me date 01.06.2024 rreth orës 02:25 në rrugën Kral Petri – Veri Mitrovice veturën e tipit Skoda Octavia ngjyre e kuqe me targa Serbe ishte përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e ka kapluar edhe veturën e tipit Mercedes C clas ngjyre e zeze me targa Serbe. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikëset që e kanë lokalizuar zjarrin, eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar ku e ka njoftuar Prokurorin Kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti te iniciohet “zjarrëvënie”. Të dyshuar për momentin nuk ka”, ka thënë Elshani.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit