back to top
February, 5, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiKryeziu i KDI-së për mos certifikimin e Listës Serbe: KQZ të mbështetet...

Kryeziu i KDI-së për mos certifikimin e Listës Serbe: KQZ të mbështetet te rekomandimet e ZRPP-së, jo qëndrimet partiake

Ismet Kryeziu nga Instuti Kosovar për Demokraci ka shtjelluar çështjen e moscertifikimit të Listës Serbe nga anëtarët e Vetëvendosjes, për çka tha se KQZ-ja duhet të merr vendimet në bazë të rekomandime të Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike e jo në qëndrimet të motivuara partiakisht,

”Zyra për Regjistrimin e Partive Politike ka rekomanduar certifikimin e këtij subjekti, duke konstatuar se ai i plotëson kriteret ligjore. KQZ-ja fo duhej të mbështetet në këtë rekomandim dhe udhëzinet e ibstirucioneve tjera dhe të veprojë në përputhje me ligjin. Nuk duhet të ngatërrohen qëndrimet politike apo deklaratat individuale të anëtarëve të një partie me kriteret për certifikim. Nëse kjo praktikë do të zbatohej për të gjitha partitë, atëherë shumë prej tyre nuk do të duhej të certifikoheshin”, ka shkruar Kryeziu.

Postimi i plotë:

Edhe pse KQZ-ja përbëhet nga përfaqësues të partive politike, vendimet e saj nuk duhet të jenë të motivuara nga përkatësitë partiake të tyre, por duhet të bazohen në Kushtetutë dhe ligj.

Moscertifikimi i listës Serbe, duket më shumë si vendim i motivuar politikisht sesa i bazuar në kritere ligjore. Ky rast është një ndër disa raste të tilla, kur KQZ-ja ka marrë vendime të ngjashme, por që më vonë janë ndryshuar apo rrëzuar nga nga PZAP-ja, çka dëshmon mungesën e koherencës dhe profesionalizmit në punën e këtij institucioni.

Zyra për Regjistrimin e Partive Politike ka rekomanduar certifikimin e këtij subjekti, duke konstatuar se ai i plotëson kriteret ligjore. KQZ-ja fo duhej të mbështetet në këtë rekomandim dhe udhëzinet e ibstirucioneve tjera dhe të veprojë në përputhje me ligjin. Nuk duhet të ngatërrohen qëndrimet politike apo deklaratat individuale të anëtarëve të një partie me kriteret për certifikim.

Nëse kjo praktikë do të zbatohej për të gjitha partitë, atëherë shumë prej tyre nuk do të duhej të certifikoheshin.

Për më tepër, nëse institucionet përgjegjëse, përfshirë Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë kaluar të gjithë këta kandidatë nëpër filtrat e nevojshëm për t’u certifikuar, atëherë KQZ-ja nuk duhet të ndërhyjë me një vendim mbi kriteret dhe vlerësimet që janë kompetencë e këtyre institucioneve.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit