Xum Allushi ka hapur zemrën me banorët e Big Brother VIP 4, ku ka rrëfyer historitë e tij të dashurisë.
Ai u shpreh se ka dashuruar vetëm njëherë në jetë, ndërsa i uroi ish-it të vetë, vetëm të mira.
Gerta: Pra ti ke dashuruar vetëm njëherë në jetë?
Xumi: Vetëm një herë. Unë kam dashur fort, dashurinë dhe të duash fort janë dy gjëra të ndryshme, dashurinë e quaj marrëzi, për të dashuruar… dashurova opsionin më të keq. Unë asaj ia uroj më të mirën. Jam edhe falënderues, më ka dhënë mësime si mashkull.
Ia di më shumë vlerat vetes. Jam bërë shumë selektiv dhe kokëfortë. E kupton Gerta pse jam falënderues?! Mua më duket burrnore që ti thuash një vajzë ‘unë nuk ndjej’.