back to top
February, 5, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiDy të arrestuar për të shtënat te Mati 1, njëri për armëmbajtje...

Dy të arrestuar për të shtënat te Mati 1, njëri për armëmbajtje pa leje e tjetri për gjuajtje

Të shtëna me armë janë dëgjuar dje në mesditë në lagjen Mati 1 në Prishtinë, konkretisht në afërsi të furrës Hasi.

Siç bëhet e ditur personi që është arrestuar për armën ilegale është Ilir Sopjani, ndërsa i dyshuari që gjuajti me armën e Sopjanit është Behxhet Fetahu.

Bazuar në informacionet e para, nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa motivi i të shtënave dyshohet se lidhet me një aheng familjar.

Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe kanë dhënë deklaratat lidhur me rastin.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për secilin veç e veç për veprat me të cilat ngarkohen.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit